Volejboll – Meshkuj, lojtari i Kombëtares kuqezi, Redi Koçi, në finale të kupës së Zvicrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari i Kombëtares kuqezi drejt kurorëzimit të një sezoni mbresëlënës në rrjetën helvete. Volejbollisti i Kombëtares, Redi Koçi, ka arritur një tjetër kulm të karrierës së tij, pasi ka siguruar vendin në finalen e Kupës së Zvicrës, ndërsa skuadra e tij është në rrugë të mbarë edhe në fazën e “play-off”-it në kampionatin helvet të rrjetës.

Koçi, i cili luan prej 5 vjetësh jashtë Shqipërisë, duke e provuar veten me sukses në parketin evropian, në një udhëtim që e ka çuar atë nga Finlanda në Oman e më pas në Republikën Çeke dhe në Rumani, tanimë është pjesë e skuadrës së Shënenverdit në nivelin më të lartë të Kampionatit Zviceran të Volejbollit për Meshkuj, që njihet si NLA.

Dhe skuadra e lojtarit 2 m e 3 cm të lartë, që po bën një sezon të mirë, ka siguruar vendin në finalen e veprimtarisë së dytë të rrjetës helvete, Kupës së Zvicrës, pasi ka triumfuar në 3 sete ndaj Lozanës në duelin gjysmëfinal. Koçi, i cili ka dalë nga radhët e skuadrës së Farka Volejit, ka shënuar 14 pikë në këtë ndeshje.

Dhe ekipi i tij, Shënenverdi, do të përballet në finalen e madhe të 27 marsit me skuadrën e TSV Jonas. Në një përkim interesant, edhe formula e “play-off”-it të Kampionatit Zviceran e ka vënë skuadrën e volejbollistit shqiptar, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 3-të në kampionat, pikërisht përballë së njëjtës skuadër.

Dhe në duelin e parë, nga 3 të mundshme, Shënenverdi e mundi TSV Jonan 3-1 në fazën çerekfinale, duke hedhur kështu edhe një hap drejt vendit në gjysmëfinalen e betejës për titullin “kampion”.

Të fundit

Funerali i Papa Françeskut, pse Putin vendosi të mos marrë pjesë personalisht?

Ministrja e Kulturës e Federatës Ruse, Olga Lyubimova, do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, duke përfaqësuar...

E rëndë në Tiranë/ Fëmija sulmohet fizikisht në kopshtin privat, stafi fsheh ngjarjen

Një prind ka bërë një denoncim lidhur me trajtimin e fëmijës së tij në kopshtin privat “BUCKO” në Tiranë teksa thuhet se fëmija është...

”Mbani rininë në Atdhe që t’i shpëtojmë dimrit”/ Meta kujton shprehjen e Papa Franceskut

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh frymëzues në kuadër të fushatës elektorale, duke u ndalur te porositë e Papa...

Veliaj ankimon sekuestron e celularit, sot seanca në Apelin e GJKKO

Në Apelin e Posaçëm sot mbahet një seancë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ka ankimuar sekuestron e celularit ditën e arrestimit nga agjentët...

Sondazhi i fundit i 11 majit: Diferenca PS-PD është 12,6%, Lapaj i treti

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri i Euronews Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Pyetja më thelbësore përpara...

Lajme të tjera

Web TV