Kupa e Shqipërisë / Të mërkurën hidhet shorti për fazën çerekfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020/2021 do të hidhet ditën e mërkurë, datë 24 shkurt, në ora 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars.

Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV