“Nuk kishim lekë as për bukë thatë”, Jozefina Topalli mesazh prekës për nënën e ndjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, Jozefina Topalli humbi të ëmën dhe ditën e sotme ajo ka reaguan me një postim të ndjerë kushtuar saj në Facebook.

Topalli shkruan se “nëna u kthy në shtepinë e Zotit, e mua më la një trishtim të madh në zemër e një boshllëk të tmerrshëm”.

Mesazhi i Topallit:

“Deshta me te dashte!

Te dashur miq

Familja ime dhe unë ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese.

Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.

Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate.
Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise.

Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha.

Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes.
Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren.

Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime.

Ai ishte perqafimi jone i fundit.
Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tmerrshem.

Të fundit

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali,...

A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm për Lindjen e...

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë,...

Shqipëria nuk hesht! 6 përballje të Ramës që bënë jehonë ndërkombëtare

Nga Brukseli në Londër, nga Athina në Beograd, nga Tirana në Strasburg – Edi Rama nuk ka qenë kurrë një politikan që flet me...

A doni ta shikoni ëndrrën tuaj si një film? Inteligjenca Artificiale po e bën të mundur

Një kompani holandeze krijoi një pajisje “Do it yourself” që ilustron atë që përdoruesit panë në ëndrrat e tyre natën e kaluar. Kompania thotë se...

Lajme të tjera

Web TV