Rrënqethëse/ I pret kokën dhe masakron turistin

Gjykata algjeriane ka vendosur dënim me vdekje për një burrë, i cili mori peng dhe vrau një turist nga Franca në 2014.

Hervé Gourdel, 55 vjeç, u rrëmbye ndërsa po eksploronte Parkun Kombëtar Djurdjura.Ai u rrëmbye nga Abdelmalek Hamzaoui, i cili e vrau dhe i preu kokën 55-vjeçarit.

Më pas doli një video ku tregonte se i kishte prerë kokën turistit. Mediat e huaja raportojnë se autori ishte pjesë e grupit terrorist Jund al-Khilafa.

Abdelmalek Hamzaoui para gjykatës u shpreh se nuk kishte lidhje me vrasjen dhe se ishte akuzuar si autor vetëm që të “kënaqeshin” francezët.

Kjo është hera e parë që pas vitit 1993 që në Algjeri dënohet një person me vdekje.