Futboll – Femra / Kombëtarja nis grumbullimin, Grima: Testojmë gjendjen e grupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur të dielën një grumbullim 7-ditor në Ulqin të Malit të Zi. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Armir Grima, ka ftuar 23 futbolliste, nga të cilat vetëm një prej tyre aktivizohet jashtë, ndërsa të tjerat luajnë në kampionatin shqiptar. Duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me këtë grumbullim, trajneri është shprehur se qëllimi kryesor është për të parë gjendjen e lojtareve dhe evidentimin e elementëve cilësorë për të ardhmen.
“Sigurisht ne e kemi planifikuar prej kohësh këtë grumbullim, pasi në mungesë të veprimtarive ndërkombëtare për këtë periudhë është e rëndësishme që të shohim gjendjen e skuadrës dhe lojtareve në veçanti, – ka thënë ish-futbollisti i njohur shkodran. – Përveç disa futbollisteve që kanë qenë vazhdimisht pjesë e Kombëtares A, ne kemi ftuar edhe disa të reja, që aktivizohen në kampionatin shqiptar, në mënyrë që të mund të përzgjedhim edhe elementë cilësorë për të ardhmen.”
“Gjithashtu, në listë është edhe mesfushorja 19-vjeçare, Luana Zajmi, e cila aktivizohet në kampionatin e Sllovenisë, me skuadrën e Promurjes, – ka vijuar trajneri i Kombëtares kuqezi të topkëmbës së vajzave, Armir Grima. – Duke qenë se ajo kishte mundësi të na bashkohej në këtë moment ne vendosëm ta ftonim për ta parë në gjirin e Kombëtares së të rriturave.” Ky grumbullim 7-ditor i vajzave kuqezi mbyllet më datën 28 shkurt 2021.
Kombëtarja e femrave mbylli dhjetorin e kaluar një fushatë të suksesshme në Eliminatoret e Kampionatit Europian, duke treguar përmirësim të ndjeshëm qoftë në rezultate, qoftë në cilësinë e futbollit. Një tregues i qartë se futbolli i femrave vazhdon të bëjë progres tashmë edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Të fundit

Revoltë në burgun italian, plagosen 6 roje

Gjashtë agjentë të policisë penitenciare në burgun e Porto Azzurro, në ishullin Elba, janë dërguar në urgjencën e spitalit...

Shqipëria në provë! Ekspertët paralajmërojnë: Turizmin nuk mund ta bëjë kushdo

Pavarësisht rritjes së lehtë që ka shënuar turizmi në Shqipëri këtë vit, sektori përballet ende me sfida të mëdha që lidhen me menaxhimin, cilësinë...

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe problemet në vendin tonë vijojnë. Në zonën e Borshit, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme. Pushuesit raportojnë se...

Çfarë u hodh në det? Mbi 100 persona përfundojnë në spital me të përziera dhe diarre

Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor pasi vizituan plazhin Nazaré të Portugalisë, në distriktin e Leirias, i cili u mbyll për...

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”, por “edhe me “u penduar”. Në...

Lajme të tjera

Web TV