Liga e Evropës, takimet e orës 19:00, pas Totenhemit të martën, kualifikohen edhe 7 të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Totenhemit të martën, njihen edhe 7 skuadra të tjera që shkojnë në 16-she. Pasi Totenhemi është bërë të martën skuadra e parë që siguron vendin në turin e 16-shes së Ligës së Evropës, të mërkurën janë njohur fillimisht edhe 7 skuadra të tjera, që kanë dalë nga përballjet që nisën të luhen në ora 19:00. Kështu, Ajaksi e ka përsëritur edhe në Holandë atë fitore 2-1 të arritur javën e shkuar në Francë ndaj Lilës, duke i mundur galët me të njëjtat shifra dhe duke u kualifikuar për më tej.

Kështu ka bërë edhe Shahtjori i Donjeckut, që i ka shtuar fitores 2-0 në Izrael në ndeshjen e parë, një fitore minimale në Kiev në ndeshjen e kthimit. Por nuk ka arritur Napoli ta përmbysë atë humbje 0-2 që pati pësuar në Spanjë, duke luftuar deri në fund në shtëpi e duke fituar 2-1, por kjo nuk i ka mjaftuar, pasi është Granada që vijon më tepër në turin e 16-shes.

Ndërkaq, Molde ka shtangur Hofenhaimin, duke e mundur 2-0 në Gjermani e duke u kualifikuar për më tej, pasi ndeshja e parë në Norvegji ishte mbyllur në barazim 3-3. Nuk ka patur të tilla probleme Vijareali, teksa ka fituar 2-1 në Spanjë të enjten, duke ia shtuar atë asaj fitoreje 2-1 që kishte arritur në Austri në ndeshjen e parë përballë Salzburgut.
Po kështu nuk është kursye në shtëpi as Gllasgou Rejnxhërs, që pasi kishte fituar 4-3 në Belgjikë, ka vijuar të fitore edhe më thellë, 5-2 në Skoci ndaj Antverpit, dhe është kualifikuar për më tej në turin tjetër.

Atje ku është kualifikuar edhe Arsenali, që, pas atij barazimi 1-1 që pati marrë në Portugali përballë Benfikës në ndeshjen e parë, por ka vijuar të fitojë me përmbysje, 3-2 në ndeshjen e kthimit, të luajtur në Greqi për shkak të kufizimeve të udhëtimit të skuadrave angleze.

Të fundit

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste!”/Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

SHBA do të revokojë vizat amerikane për studentët nga Kina. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i...

Gabimi më i madh i opozitës, për të cilin edhe unë kam përgjegjësi personale

Nga Rudina Hajdari Rezultati i zgjedhjeve të fundit tregoi më qartë se kurrë më parë se opozita i bëri vetes sërish një autogol të rëndë...

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 23-të radhazi të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit....

Konflikti në Lindjen e Mesme/Netanyahu pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “po” propozimit të ri për armëpushim në Gaza, të paraqitur nga i dërguari i Donald Trump për...

Petro Koçi rrëfen dhunën e Majit 1996/ Dita e çmendurisë berishiane që nuk harrohet!

Nga Petro Koçi Jemi ne Fier te nesermen e 28 Majit 1996. Ne Tirane opozita ishte rrahur egersisht ne mes te sheshit Skenderbej. Ne kishim...

Lajme të tjera

Web TV