Ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi programin për energjinë, ku premtoi e do të ulë faturën e energjisë elektrike duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsmuojnë deri në 300 kë në muaj.
Ky premtim i Bashës është ironizuar nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila me anë të një video thotë se Basha po tenton të kthejë sistemin e vjetër të PD-së ku u vodhën miliona euro.
“Luli premton rikthimin në hajdutërinë e CEZ. Sistemi i vjetër me fasha i zbatuar nga PD, 2008-2013 prodhoi vetëm manipyulim dhe vjedhje të energjisë. Nuk e ul çmimin, vetëm shton abuzimin”, thuhet në videon e publikuar nga Balluku.