Horoskopi ditor, e premte 26 shkurt 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Sot thuajse të gjithë yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

Demi
Qielli i “papërshtatshëm” sot nuk ju favorizon, prandaj është më mirë që ta shtyni për pak kohë një plan apo projekt që jeni gati për ta nisur. Edhe në dashuri nuk keni shumë fat.

Binjakët
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

Gaforrja
Sektori i punës, pas një “përgjumjeje” të shkurtër duket se do të gjallërohet pasi është Mërkuri “katalizatori” i kësaj fushe. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësinë që ju karakterizon.

Luani
Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë, por “Marsi” kokëfortë vazhdon të ketë ndikim negativ duke ju penguar në ndonjë rast. Kujdes sepse Hëna ju stimulon egoizmin.

Virgjëresha
Do të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e Marsit, i cili, në më të shumtën e rasteve do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një Hënë e qetë do të thotë kthjelltësi në mendim.

Peshorja
Edhe për ju, prania në shenjë e Marsit, megjithë “telashet”që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë dhe duket se ju shkund nga apatia. Kjo vlen edhe për dashurinë.

Akrepi
Fakti që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë është në vetvete shumë domethënës, pasi nën “hijen” e planetit të kuq keni ndërmarrë veprime të nxituara. Mirë erosi.

Lexo edhe :  26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Shigjetari
Shenja juaj është e “përshkuar nga shumë planetë “të mirë” prandaj parashikohet një ditë pozitive në shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

Bricjapi
Edhe pse nuk parashikohet ndonjë ditë e shkëlqyer, në përgjithësi jeni të favorizuar nga yje të mirë. E vetmja “hije” mund të jetë Hëna, që mund t’ju bëjë të jeni shumë të ndjeshëm dhe nervozë.

Ujori
Edhe për ju “trafiku” qiellor është shumë i ngarkuar, por do të jeni të “privilegjuarit” e Marsit “luftarak” dhe Afërditës “së ëmbël”. Sot do të gëzoni edhe për gjëra fare të vogla.

Peshqit
Ndjeheni të plogët, të rëndë e pa shumë dëshirë për të punuar? Nuk ka si të ndodhë ndryshe me Marsin hijerëndë. Por duket se është vetëm një periudhë e shkurtër.

Të fundit

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me...

Transferim falas, zbulohet objektivi i Real Madrid për 2026

Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere. Klubi...

Tragjedi në dasëm, vritet dhëndri 23-vjeçar

Një dhëndër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat festive gjatë dasmës së tij në veri të Turqisë. Sipas agjencisë...

Plotësohen vendet vakante në bashkinë e Elbasanit, 18 administratorë të rinj

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka njoftuar plotësimin e vendeve vakante në bashki pas shkarkimeve në masë në administratë si një reformë e ndërmarrë...

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e...

Lajme të tjera

Web TV