Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj zhvillon takim online me homologen gjermane 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloi një takim të parë bilateral online me Ministren e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Republikës Federale të Gjermanisë Christine Lambrecht.

Ministrja Gjonaj shprehu mirënjohjen e saj dhe të Qeverisë Shqiptare për mbështetjen e fortë të Gjermanisë për celjen e negociatave. Ministrja Gjonaj vlerësoi asistencën teknike që Gjermania ka ofruar në reformimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit gjyqësor nëpërmjet Fondacionit Gjerman për Ndihmë Ligjore Ndërkombëtare (IRZ). Ajo falenderoi gjithashtu për mbështetjen e ambasadorëve gjermanë si Znj. Schultz dhe z. Zingraf, si dhe ekspertëve të cilët kanë mbështetur hartimin e reformës dhe që ajo ka patur fatin të bashkëpunoj si pjesë e grupit të punës.

Ministrja Gjonaj i prezantoi homologes së saj ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi: Emërimet në Gjykatën Kushtetuese; Strukturën e Posaçme Antikorrupsion: SPAK, BKH, Gjykatat e posacme; Rezultatet e Vettingut si dhe masat e marra me Shkollën e Magjistraturës për të adresuar vakancat e shumta në sistemin e drejtësisë.

Ministrja Lambrecht shfaqi interes të lartë për procesin e reformës në drejtësi dhe shprehu bindjen që Shqipëria është duke ecur në rrugën e duhur. Në Gjermani Gjykata Kushtetuese gëzon një besim shumë të lartë dhe vendimmarrjet e saj respektohen maksimalisht, dhe është shumë e rëndësishme që Shqipëria ka marrë këtë rrugë shumë të vështirë por po aq të rëndësishme për ti kthyer besimin gjyqësorit.

Në bisedë Ministrja Lambrecht i drejtoi disa pyetje Ministres Gjonaj në lidhje me procesin e vettingut dhe kontrollin; konsultimet; kriteret që duhen përmbushur për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë; pavarësinë e gjyqësorit; të rinjtë e përfshirë në gjyqësor dhe si është atmosfera tek rinia. Ministrja Gjonaj iu përgjigj në detaj të gjitha pyetjeve të homologes, e cila vlerësoi masat e marra nga Shqipëria si trajtimin financiar të gjyqtarëve për rëndësinë e pavarësisë ekonomike të gjyqësorit, ristrukturimin dhe mekanizmat e vendosur për të garantuar pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit si dhe konsekuencën e veprimeve për zbatimin e këtij projekti madhor.

Lexo edhe :  “Berisha do humbasë, por s’do e lëshojë PD-në”, Kadilli: Opozita në krizë të thellë

Ministrja Lambrecht shprehet se IRZ është prej 20-vjetësh në Shqipëri dhe kanë një bashkëpunim shumë të mire me palën shqiptare dhe se ajo do të mbështesi zgjatjen e projektit. Ajo konsideron me rëndësi që nën drejtimin e IRZ-së të vazhdohet bashkëpunimi me EURALIUS VI-tën.

Ministrja Gjonaj falenderoi edhe në emër të Qeverisë shqiptare për mbështetjen dhe shprehet e bindur se vazhdueshmëria e projektit EURALIUS do të ishte e nevojshme dhe se ajo është e hapur për bashkëpunime të mëtejshme. Në rolin e saj si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit Ministrja Gjonaj u ndal gjithashtu në masat që ka ndërmarrë qeveria Shqiptare për të forcuar luftën kundër korrupsionit si edhe për ngritjen e funksionimin e Task Forcës dhe Rrjetit të koordinatorëve Antikorrupsion dhe rëndësinë e tyre veçanërisht në institucionet që kanë një rrezik të lartë për t’u ndikuar nga veprimet korruptive, me përgjegjësinë e tyre për të kryer inspektime, për të marrë denoncimet, si dhe referuar në Prokurori çdo rast të dyshuar korrupsioni, apo shpërdorim detyre.

Ministrja Federale e Drejtësisë dhe e Mbrojtjes së Konsumatorëve vlerësoi shumë hapat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe siguron Ministren Gjonaj për mbështetjen e saj dhe të Ministrisë Federale të Drejtësisë lidhur me projektet që garantojnë forcimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Ajo vlerësoi gjithashtu energjinë dhe konsekuencën e Ministres Gjonaj si mbresëlënëse dhe e ftoi në një takim në Berlin duke i uruar që të mbajë funksionin e Ministres së Drejtësisë edhe pas zgjedhjeve.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj falenderon për fjalët përzemërta dhe shprehet se ajo e shikon si një mision dhe jo si detyrë funksionin e saj dhe vlerëson Reformën në Drejtësi si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për hapjen e rrugës në BE.

Të fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, Tony Roberts, ka ndërruar jetë në...

Vatikan, rumuni hyn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe rrëzon gjashtë shandanë

Një incident i rëndë u shënua një ditë më parë në Bazilikën e Shën Pjetrit, Vatikan. Një person me origjinë runmune hyri në bazilikë dhe rrëzoi...

Viti 2025 nis mbarë për turizmin, në janar 560 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë

Viti turistik nis i mbarë për Shqipërinë teksa për muajin janar shënohen 14.5% më shumë turistë se një vit më parë. Sipas ministrisë së Turizmit...

Zgjedhjet në Kosovë/ Radha e sovranit

Flaka Surroi Ende pa u bërë tri javë qëkur e dha betimin si kryetar i Amerikës, Donald Trump ka marrë një sërë vendimesh që, pa...

Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh!

Dikur, jehona e sahatit të Vlorës ishte si një dirigjent i padukshëm që drejtonte ritmin e qytetit. Tregtarët hapnin dyqanet me ‘tik-tak’- un e...

Lajme të tjera

Web TV