Moto GP, Puig: Rikthimi i Markezit, që një ekuacion të cilit vetëm ai mund t’i japë zgjidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i ekipit të “Honda”-s, Alberto Puig, thotë se Mark Markez, do të gjejë një mënyrë, për të qenë vetvetja, kur të rikthehet në garë. “Vetëm ai mund ta dijë se çfarë do të japë në këtë Botëror të Moto GP”-së, – tha Puigu. Mark Markezi ka qenë jashtë gare prej gati një viti, pas dëmtimit në shpatull gjatë rrëzimit në garë. Dëmtimi ishte i rëndë dhe ai iu nënshtrua 3 operacioneve, të cilat e detyruan të mbetej jashtë konkurrimit në Botërorin e Moto GP-së për 2020-ën.

Por tashmë, Markezi më në fund po tregon shenja rikuperimi dhe nuk e ka përjashtuar rikthimin në garën e parë të Botërorit 2021, në Çmimin e Madh të Katarit, më 28 mars 2021, megjithëse nuk do të jetë i pranishëm në provën para-sezonale paraprakisht. Por kur u pyet se çfarë mund të pritet nga rikthimi i Markezit, Alberto Puig pranon se ai “nuk ka një përgjigje të qartë”, por këmbëngul se ajo që “Honda” pret prej pilotit është e parëndësishme krahas asaj që Markezi do të presë nga vetja.

“Mendoj se çdo pilot ka një kohë në jetën e tij, kur pëson një dëmtim të madh, – tha zyrtari i skuadrës japoneze. – Marku pësoi një dëmtim të madh vitin e kaluar, që e largoi atë nga gara për një kohë të gjatë. Por kjo gjë nuk mund ta ndryshojë faktin që ai është një “kampion” i vërtetë dhe një konkurrent shumë i pjekur. Por, se çfarë Markezi pritet të shihet në garë, këtë sezon, për këtë nuk kam një përgjigje të qartë.”
“E vetmja gjë që di është se ai do të gjejë një mënyrë për të qenë akoma Mark Markez dhe këtë mund ta bëjë vetëm ai vetë, – ka vijuar shefi i ekipit të “Honda”-s, Alberto Puig. – Sigurisht, ekipi do ta ndihmojë atë, ne do ta mbështesim si gjithmonë në 100%. Por ajo që ne presim, ajo që ne shpresojmë, ajo që ne mendojmë, nuk është asgjë, përballë asaj që do të japë ai vetë, pasi të jetë rikthyer 100% të formës së tij, siç ishte para dëmtimit.”

Të fundit

11 maji, Martin Leka: PS merr 20 mandate në Tiranë, Veliaj nuk ka asnjë ndikim

Gazetari Martin Leka, duke komentuar rezultatin e sondazhit të ABC News, i kryer në bashkëpunim me Angi Ricerche, u...

Çfarë i ndodhi?/ Dhurata Çupi ndërpret fushatën elektorale 3 ditë para mbylljes

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila kërkon një tjetër mandat për të përfaqësuar qytetarët e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë, ka ndërprerë...

Tarifat e Trump do të ulin prodhimin global me mbi 1.5 milion automjete

Tarifat e presidentit Donald Trump jo vetëm që po rrisin çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe makinave, por ato pritet gjithashtu të...

Gati dokumenti, BE do akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht...

Zgjedhjet e 11 majit, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në masa të rrepta sigurie

Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Shpërndarja ka nisur që prej ditës së sotme teksa...

Lajme të tjera

Web TV