“Përfiton 12 paga të tjera veç rrogës”, Mazniku dërgon në gjyq Sali Berishën

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka paditur në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje.

Në padinë drejtuar gjykatës, Mazniku kërkon detyrimin e palës së paditur Sali Berisha, që të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme dhe denigruese duke publikuar në platformën “Facebook” dhe mediat kryesore në vend, me shpenzimet e veta vendimin e Gjykatës.

Pjesë nga padia e depozituar në gjykatë:

Pavërtetësia e publikimit të të paditurit Sali Berisha është një e pavërtetë, trillim e abuzim në nivelet e denigrimit të figurës dhe imazhit, sa vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato.

Paditësi Arbian Mazniku nuk ka asnjë lidhje me deklarimet e bëra, nuk ka asnjë lidhje midis ç’ka është deklaruar nga i padituri dhe asaj ç’ka është realisht e vërtetë.

Secili prej fakteve të deklaruara është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe ka cenuar imazhin e paditësit Mazniku.