Volejboll, Erblira Bici, “MVP” në fitoren e skuadrës, shënon e vetme 25 pikë në triumfin 3-2 të Kuneos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënon e vetme 25 pikë në triumfin 3-2 të Kuneos, e mbyll sezonin në 20-shen e shënuesve më të mira. Plot 25 pikë të shënuara, “lojtarja më e mirë e ndeshjes” dhe një vend midis 20 shënueseve më të mira të nivelit më të lartë të kampionatit italian të rrjetës së femrave. Kështu e ka mbyllur volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, sezonin e saj të rregullt në Serinë A1, teksa tanimë po përgatitet për fazën e “play-off”-it.

Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, i ka bërë një mbyllje të shkëlqyer sezonit të rregullt të nivelit më të lartë të kampionatit italian të rrjetës së femrave, duke u shpallur edhe lojtarja më e mirë (MVP) e takimit të fituar nga skuadra e saj, Kuneo, në fushën e vet ndaj Kasalmaxhores. Në fakt, 25-vjeçarja ka qenë e papërmbajtshme në fitoren në 5 sete të ekipit të saj, duke shënuar e vetme plot 25 pikë.
E për më tepër, duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në parket, teksa skuadra e saj e mbyll sezonin e rregullt në vendin e 7-të në renditje dhe pret tanimë të njohë kundërshtaren e saj në fazën e parë të “play-off”-it për titull. Në një betejë që zgjatur plot 132 minuta, skuadra mike ka fituar setin e parë 25-13, me kapitenen kuqezi që realizon 8 pikë për skuadrën e saj.

Ajo vijon të luajë mirë edhe në setin e dytë, ku shënon 4 pikë ndërsa skuadra e saj e fiton atë 25-19, duke rikthyer barazpeshën në rezultat. Bici do të spikasë me 8 pikë në setin e 3-të, të fituar me shifrat 32-30 pas plot 42 minutash, teksa skuadra vendase kryeson 2-1 me sete. Por skuadra mike do të reagojë në setin e 4-t, ku Bici realizon 3 pikë, duke e fituar atë 25-16 dhe duke e çuar kështu gjithçka në setin e 5-të dhe të fundit.

Lexo edhe :  Mbape merr fanellën e Modriç, ndryshimi i numrit që fsheh shumë më shumë

Atje ku skuadra e volejbollistes 1 m e 86 cm e fiton me rezultatin 15-11 dhe gjithë ndeshjen 3-2. Dy pikët e realizuara në këtë set të fundit kanë bërë që Bici të shënojë plot 25 pikë, duke i dhuruar praktikisht e vetme një set skuadrës së saj, ndërsa kjo shifër merr edhe më tepër vlerë kur merr parasysh se përfaqëson diçka më pak se totalin e 91 pikëve të realizuara nga Kuneo, teksa 20 pikët e tjera erdhën nga gabimet e kundërshtareve.

Për më tepër, volejbollistja e Kombëtares kuqezi e mbyll sezonin e rregullt midis 20 shënueseve më të mira të nivelit më të lartë të rrjetës italiane të femrave, me 262 pikë të realizuara në 24 ndeshje, thuajse 11 pikë për çdo ndeshje. Të gjitha këto statistika marrin më tepër vlerë kur merr parasysh faktin se Bici pësoi një dëmtim në dorë në fillim të sezonit dhe kjo ndikoi në aktivizimin e plotë të saj.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV