Tërmeti me magnitudë 7.9 ‘shkund’ Zelandën e Re’, alarm për tsunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 ka goditur pak minuta më parë Ishullin Verior të Zelandës së Re.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor (PTWC), u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë vigjilent, pasi kanë ngritur alarmin për tsunami.

Edhe më herët gjatë ditës së sotme, Zelanda e Re u godit nga një tërmet tjetër me magnitudë 7.2 i shkallës Richter.