Rama zbulon ‘armën sekrete’ të PS për të marrë 88 mandate: Ne zgjohemi herët

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot 12 kandidatët e parë që do të kryesojnë listat për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

I pyetur se cila ishte arma sekrete e PS për të marrë 88 mandate, Rama u përgjigj duke thënë se partia rozë është shumë herë më e përgatitur, pasi socialistët zgjohen herët dhe flenë shumë vonë

Pyetje: Arma sekrete e Partisë Socialiste që do t’i japë 88 mandate?

Edi Rama: Nuk ka armë sekrete këtu i dashur, por unë mendoj se nëse ka një avantazh që mund të veçojë që është që ne jemi shumë herë më të përgatitur, po shumë se ne zgjohemi herët dhe flemë shumë vonë. Dhe nxjerrim mësime dhe përgatitemi dhe për të arritur deri këtu, ne kemi qysh përpara se të vinte Covid-i që punojmë.