Një studim i ri i përgatitur nga fondacioni Save the Childern ka zbuluar se pas 10 vjet luftë, 86 për qind e fëmijëve të zhvendosur nga Siria nuk duan të kthehen në vendin e tyre dhe se vetëm 1 në 3 dëshiron të jetojë diku tjetër.
“Ju tregoj se çfarë kam përjetuar gjatë revolucionit… Nëna ime vdiq nga një bombardim dhe regjimi shkatërroi shtëpinë tonë, shkatërroi spitalet, shkollat dhe mori nën kontroll fshatin tonë, duke mos lejuar askënd që të kthehet,” – thotë Aalwan, një fëmijë i zhvendosur.
Studimi përfshiu 900 fëmijë dhe kujdestarët e tyre në Jordani, Liban, Turqi, Holandë dhe Siri.
“Fëmijët na kanë thënë se po përballen me diskriminim në vendet ku ndodhen aktualisht. Se po luftojnë me mungesën e arsimit, po luftojnë pa dhunë, por po e pësojnë atë. Mendoni pak, këta fëmijë po luftojnë për ekzistencë kur kanë kaluar 10 vjet nga lufta dhe po luftojnë për nevojat ditore,” – shprehet Ahmed Bayram, nga “Save the Children”.
Në studimin e kryer rezulton se, shumica e fëmijëve kanë deklaruar se nuk e imagjinojnë dot një të ardhme në vendin e tyre, i gërryer nga lufta. Sipas vlerësimeve të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, deri në dhjetor të vitit 2020, konflikti 10-vjeçar kishte marrë rreth 593 mijë jetë njerëzish.