Largimet nga PS/ Rama: Listat e kandidatëve për deputetë nuk janë stenda me vazo antike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për largimet e disa figurave të Partisë Socialiste, ku tha se listat e kandidatëve për deputet nuk janë stenda për të vendosur vazo antike.

‘Ne kemi betejën me vetveten për tu bërë sa më të mirë në çdo hap dhe sa më të denjë për njerëzit. Ne kemi betejën për të fituar mendjen dhe zemrat e njerëzve. Ne nuk mundet dot të jemi njerëz që drejtojnë këtë forcë politike, bazuar në idenë që kemi për njëri-tjetrin brenda mureve.

Ka shumë të tjerë që nuk janë brenda këtyre mureve dhe qëllimi ynë është të rrafshojmë muret ndarës. U bë këngë Rilindja apo PS, PS apo Rilindja. Është absurde se njerëz që e shohin një parti politike nga jashtë e të kërkojnë që të mos rilindë duke u hapur. Nuk janë dy gjëra të ndryshme është PS që ka detyrimin të vetëndryshojë, dhe faktikisht ky është një proces që ka ardhur duke u konsoliduar.

Nuk kam asnjë diskutim, për disa nga miqtë shokët kolegët që kanë dhënë kontribut ndër vite, por nuk janë më. Ato e kanë vendin të palëvizshëm në sytë e mi. Sa jep ky për mua sot dhe jo ça ka bërë ky dje. Partitë politike janë për të votuar në lartësitë e sotme. Nëse unë nuk arrij të bëjë këtë për çfarë i duhem unë PS-së apo vendit. Vendi duhet ta dojë PS pa kushte. Skuadrat ndërtohen me lojtarët që janë më në formë dhe që janë në gjendje në atë moment të përballojnë kundërshtarin dhe të fitojnë ndeshjen.

Nuk ka këtu histori të tjera. Nuk janë stenda listat e deputetëve për të vendosur vazot e antikitetit. PD ka ndërtuar një stendë me vazo antike. Kuptohet me fosile në këtë rast. Agron Duka se ka nxjerrë një ditë partinë nga garazhi. I duhet patjetër Agron Dukës të jetë deputet, se do të bëhet ministër Bujqësie prapë, meqë ka më shumë pula seç ka çdo shqiptar tjetër, dhe ky si gjeli agrares do të futet tek PD se s’ka kotec tjetër që ta mbajë.”- tha Rama.

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV