Meghan Markle rrëfeu se Kate Middleton e bëri të qajë para dasmës, por dukesha tregon një tjetër version

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në intervistën e famshme, Meghan Markle përmendi edhe dukeshën Kate Middleton duke kujtuar një rast kur ajo e bëri të qajë përpara dasmës.

“Disa ditë para dasmës ajo ishte mërzitur me fustanet e vajzave që do mbanin lulet dhe më bëri të qaj. Më lëndoi ndjenjat. Më e vështirë ishte që u fajësova për diçka që nuk e kisha bërë. Të gjithë e dinin që nuk ishte e vërtetë. Nuk po e them këtë për ta nënçmuar. Por mendoj se është e rëndësishme që njerëzit ta dinë të vërtetën”-tha Meghan.

Ndërkohë burime pranë Kate tregojnë se ajo mendon që e gjitha ka qenë një keqkuptim. “Kate është në një situatë të vështirë”-tha burimi duke shtuar se dukeshat po zgjidhnin fustanet e vajzave që do mbanin lulet dhe nuk duhej të kthehej në një zënkë.

Sipas burimit Dukesha e Kembrixhit është e shokuar që Meghan e riktheu sërish në vëmendje këtë incident.

“Dukeshës nuk i pëlqeu që Meghan e përmendi me emër ndërkohë që anëarët e tjerë të familjes jo. Kate nuk i pëlqeu akuzat që ajo dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore qenkan xheloze për Meghan, s’ka ndodhur kurrë”-tha burimi.

Të fundit

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Nuk paragjykojnë asnjë, këto janë shenjat më mendjehapura të horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë se e kemi tepruar. Të...

Historia pas logos së Mercedes Benz

Logoja ikonike e Mercedes-Benz, ylli me tre cepa brenda një rrethi, mbart një histori të pasur që pasqyron bashkimin e dy gjigantëve të automobilave:...

Lajme të tjera

Web TV