Basha harron Covid-19/ Mbledh me dhjetëra qytetarë në Kavajë, shumica pa maska (Video)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se ka harruar pandeminë e koronavrisuit, ndërsa ka mbledhur me dhjetëra qytetarë në Kavajë, ku ishte sot i pranishëm.

Qytetarët ishin shumica pa maskë, ndërsa qëndronin shumë afër njëri-tjetrit, duke mos respektuar kështu distancimin social.

Ky takim i Bashës me qytetarët në Kavajë ka shkelur rregullat dhe vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve që, ndër të tjera, ndalojnë edhe grumbullimin e më shumë se 10 personave.

Edhe sot, zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, konfirmoi se komiteti teknik i ekspertëve ka vendosur të mos e ndryshojë kufizimin për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta.