Milani, një barazim “in-extremis” në Angli, Mbyllet 1-1 përballja e parë me Mançester Junajtid

Manchester United, ManU v AC Milan - UEFA Europa League - Round of Sixteen - First Leg - Old Trafford Manchester United s Amad Diallo right scores their side s first goal of the game during the UEFA Europa League round of sixteen, first leg match at Old Trafford, Manchester. Picture date: Thursday March 11, 2021. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xMartinxRickettx 58550168

Mbyllet 1-1 përballja e parë me Mançester Junajtid, Kjaer “shpëton” italianët nga humbja. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthyer të enjten me takimet e para të turit të 16-shes. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë drejtpërdrejt në RTSH 1, takimin më të spikatur Mançester Junajtid-Milan, që u mbyll në barazim 1-1. Ndërsa në RTSH Sport, duke nisur nga ora 19:00, e deri në ora 23:00, kanë ardhur drejtpërdrejt të gjithë golat e mbrëmjes.

Kështu, është mbyllur në barazim 1-1 takimi i parë i çiftit që ishte cilësuar si finalja e parakohshme, pasi Milani ka shënuar në shtesë për t’i mohuar Mançester Junajtid një fitore minimale në “Olld Traford”. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthyer të enjten me ndeshjet e para të turit të 16-shes, që, ndryshe nga sezonin e shkuar, do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.

Si çdo të enjte evropiane, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë drejtpërdrejt në kanalin RTSH 1 ndeshjen më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Mançester Junajtid dhe Milanit, ndërsa në kanalin RTSH Sport kanë ardhur drejtpërdrejt, në një maratonë thuajse 4-orëshe, të gjithë golat e 16 takimeve të mbrëmjes. Në fakt, Milani e ka mbizotëruar pjesën e parë, duke e gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës, brenda 10 minutave të para.
Por fillimisht goli është anuluar për pozicion jashtëloje dhe, më pas, nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), për një prekje me dorë. Kështu, me rrjeta të paprekura është mbyllur pjesa e parë, por, në të dytën, pas 5 minutash lojë, është Mançester Junajtid që shënon. Skuadra angleze do ta administrojë epërsinë minimale, por Milani nuk do të dorëzohet dhe do të këmbëngulë deri në fund.

Lexo edhe :  “Vinicius Junior dhe Cole Palmer do transferohen te Tottenham”

Dhe kjo këmbëngulje do të shpërblehet në minutën e dytë shtesë, nga 3 të tilla, kur Kjaer do të gjejë golin që do t’i japë Milanit një barazim të vyer për ndeshjen e kthimit.