Nuk ka më “Remuntada”, Paris SG dhe Liverpuli marshojnë në çerekfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka “Remuntada”, francezët eliminojnë Barcelonë, anglezët bën “bis” me Lajpcigun. Paris SG-ja dhe Livepuli janë dy skuadrat e tjera që janë kualifikuar të mërkurën në mbrëmje për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, duke iu bashkuar kështu Portos dhe Borusias së Dortmundit.

Kështu, pasi ka njohur të martën dy çerekfinalistet e para, Borusian e Dortmundit dhe Porton, Liga e Kampioneve, ka luajtur të mërkurën në mbrëmje ndeshjet e kthimit të dy çifteve të tjera të turit të 16-shes.

Në përfundim të të cilave janë njohur edhe dy skuadra të tjera që sigurojnë vendin midis 8 më të mirave të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të Evropës. Ato janë Paris SG-ja dhe Liverpuli, të cilat e kanë mbrojtur fitoren në ndeshjet e para. Parizienët, të cilët e kishin fituar 4-1 duelin e parë, kanë vijuar të mjaftohen me një barazim 1-1 në shtëpi përballë Barcelonës, e cila madje ka shkuar dëm një 11-metërsh në pjesën e dytë.
Goditja e Lionel Mesit është devijuar nga portieri Navas, duke rrokur shtyllën horizontale dhe duke u kthyer në lojë.

Nuk ka më “Remuntada” dhe Barcelona dështon sërish kështu për të vazhduar aventurën e saj kontinentale, ndërsa Paris SG-ja hakmerret për atë përmbysje të pabesueshme të 4 vieteve më parë nga katalanët. Ndërkaq, Liverpuli, i cili e kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë, ka vijuar ta përsërisë të njëjtin rezultat edhe në ndeshjen e kthimit, duke mundur Lajpcigun dhe duke siguruar vendin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, Salah dhe Mane do të shënojnë brenda 4 minutave, në të 70-tën dhe në të 74-tën, për të vulosur fitoren dhe kualifikimin e gjigandes angleze.

Të fundit

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lajme të tjera

Web TV