Dënohet me 212 vjet burg 45 vjeçari, vrau dy djemtë e tij autikë për të përfituar para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Kaliforni e dënoi 45 vjeçarin Ali F. Elmezayen me 212 vjet burg për vrasjen e dy djemve të tij në mënyrë që të përfitonte nga një skemë sigurimesh shoqërore me vlerë mbi 260 mijë dollarë.

Prillin e vitit 2015, 45 vjeçari po lëvizte me shpejtësi me automjetin e tij dhe e hodhi atë në ujë në portin e Los Angelesit bashkë me të shoqen dhe fëmijët brenda. Elmezayen vetë shpëtoi pasi doli nga xhami i hapur i makinës. Ish bashkëshortja e tij, e cila nuk dinte not, do të kishte vdekur nëse nuk do ta ndihmonte një peshkatar që rastësisht u gjend aty pranë.

Dy djemtë e çiftit, Elhassan 13 vjeç dhe Abdelkrim, 8, u mbytën. Të dy djemtë ishin të prekur nga autizmi. Gjykatësi John Walter tha se skema e Elmezayen ishte diabolike.

“E vetmja keqardhje që ai ka është se u kap nga autoritetet”, tha Walter. Përveç burgut, 45 vjeçari që kishte blerë polica sigurimi për jetën e familjes së vet në rast aksidentesh rrugore në 8 kompani të ndryshme, tani duhet t`i kthejë $261 mijë dollarë firmave që mashtroi.

Të fundit

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Lajme të tjera

Web TV