Shpërthen në flakë kroçera në Korfuz, ishte ankoruar prej 30 janarit

Një anije ka marrë flakë në Korfuz. Kroçera MSC Lirica ishte ankoruar në portin e Korfuzit prej 30 janarit për shkak të qëndrimit dimëror.

Anija e lundrimit mbante vetëm anëtarë të ekuipazhit dhe nuk kishte pasagjerë.

Sipas mediave greke nuk dihen ende shkaqet, por zjarrfikësit po shkojnë në port ndërkohë që kroçera është dëmtuar në pjesën e djathtë prej flakëve.