Tomas Brdariç largohet nga Vllaznia, gjermani nuk ka keqardhje për periudhën tek kuqeblutë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkarkohet trajneri, gjermani nuk ka keqardhje për periudhën tek kuqeblutë. Vllaznia është ndalur në Shkodër, duke u mundur 1-2 të premten përballë Bylisit dhe duke rrezikuar seriozisht vendin e parë. Kjo humbje i ka kushtuar stolin edhe trajnerit Tomas Brdariç, i cili shkarkuar. Duke folur posaçërisht për RTSH Sport nëpërmjet linjës telefonike, Brdariç ka theksuar se nuk ndihet i zhgënjyer. Kështu, Tomas Brdariç nuk është më trajneri i Vllaznisë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për RTSH Sport vetë trajneri, ndërsa burime pranë klubit shkodran, kanë sqaruar se, ndërkohë drejtimin e skuadrës do ta marrë ndihmësi i gjermano-kroatit, Elvis Plori, i cili mbante detyrën e trajnerit të parë i kuqebluve, bashkë me pjesën e mbetur te stafit teknik. Duke folur posaçërisht për RTSH Sport nëpërmjet linjës telefonike, Brdariç ka theksuar se nuk ndihet i zhgënjyer. “Jo, pse duhet të jem i zhgënjyer, – ka thënë ai. – Ne jemi Vllaznia, ne jemi në Shkodër, ne punojmë në maksimum.”

“Por, nëse ke pritshmëri shumë më të larta, duhet të ruash qetësinë dhe nëse ti zgjedh t’i bësh lëmsh pritshmëritë, kjo nuk është mendësia ime, – ka vijuar 46-vjeçari. – Kjo do të thotë të ëndërrosh, por unë mendoj se ne duhet të jemi të qartë në mendjen tonë dhe unë mendoj se skuadra dhe grupi teknik janë të qartë. Por unë mendoj që nuk është përgjegjësia ime të gjykoj të tjerët.” Vllaznia nuk e njeh fitoren prej një muaji, që nga ai triumf minimal në shtëpi me Apoloninë më 13 shkurt 2021.

Dhe gjatë këtyre 5 ndeshjeve të fundit, skuadra shkodrane ka marrë vetëm 2 pikë nga 15 të mundshme, ndërsa ka parë edhe epërsinë prej 9 pikësh në krye të renditjes t’i davaritet dhe tanimë është vetëm një pikë larg dy ndjekëseve më të afërta, Laçit dhe Teutës, që kanë një ndeshje më pak, atë që do të luajnë të shtunën, dhe vetëm 3 pikë larg Partizanit të vendit të 4-t.

Lexo edhe :  "Alo, jam Zlatan!" Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ish-futbollisti i njohur i Bundesligës gjermane, por edhe i përfaqësueses së Gjermanisë, nisi punën në fillim të gushtit me Vllaznisë, duke e shndërruar skuadrën që vinte nga një sezon i vështirë ku u vu në diskutim edhe mbijetesa, në një ekip që e mbizotëroi Kategorinë Superiore për mëse 18 javë. Por paraqitjet në vazhdën negative prej vetëm dy barazimesh dhe 3 humbjesh, ku skuadra e tij ka shënuar vetëm dy gola dhe ka pësuar 6, ka çuar në largimin e trajnerit gjerman, Tomas Brdariç.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV