E trishtë/ Ndërron jetë politikani i njohur i Partisë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i hidhur nga vjen nga Kukësi, ku bëhet me dije se ka ndërruar jetë ish-kryetari i komunës së Shishtavecit, Dilaman Nela.

Reagimet në rrjete sociale për të janë të shumta, duke qenë se ikja e tij nga kjo botë ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot tek të gjithë.

Për të gjithë ai ka qenë një mik i mirë, një bashkëpunëtor dhe njeri me vlera dhe i përkushtuar. Dilaman Nela ka qenë një nga aktivistët dhe pushtetarët e shquar të Partisë Demokratike.

Lindi më 3 Maj 1967 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Pas arsimit bazë në fshatin e lindjes ai kreu shkollën e mesme të profilit bujqësor në Shishtavec në vitin 1985. Studimet e larta i ndoqi në degën Agronomi në vitet 1986-1990 në Institutin e lartë Bujqësor në Tiranë, ku vijoi edhe studimet pas universitare si doktorant në shekncat e agronomisë. Dilaman Nela ka punuar një periudhë të caktuar si agronom dhe kryeagronom në Kollovoz, pas vitit ’90 ka punuar si mësues i biokimisë në shkollën e Kollovozit.

Në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial. Në vitin 2015 Dilaman Nelës iu besuan detyra të rëndësishme në Bashkinë e Kukësit, përkatësisht drejtor i Ndihmës Ekonomike dhe Nënkryetar i Bashkisë.

Ai la në pikëllim të thellë bashkëshorten, fëmijët, gjith familjarët, miqtë e shumtë si dhe gjithë Demokratet të Qarkut Kukës dhe në zonën për të cilën punoi aq shumë.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV