“E paaftë”/ Rama kritikon ashpër Ademin në Shkodër: Na pengoi çdo investim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar kandidatë për deputetë në qarkun e Shkodrës, nuk ka kursyer kritikat për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit duke e cilësuar si një person të paaftë dhe bllokues për çdo investim që ka dashur të bëjë qeveria. Rama shprehet se ndryshe nga qendrat e tjera urbane që njohën zhvillimin, në Shkodër kjo mungoi pasi sipas tij bashkia ishte kryer në një mur bllokues, shurdh dhe qorr që nuk lejonte që investimet të ecnin në këtë zonë. Rama shprehet i keqardhur që kjo gjë nuk ka ndodhur në Shkodër, por shton se kjo jo për faj të tij, por për shkak të pushtetit vendor dhe personit që e drejton atë duke iu referuar Voltana Ademit.

“Këtu jemi përplasur me murin qorr dhe shurdh të qeverisë vendore të Shkodrës. Kemi reflektuar seriozisht mbi nevojën dhe ambicien të shkodranëve dhe u kemi paraqitur një zgjedhje që është më e mira që kanë pasur ndonjëherë me figura të reja që vijnë nga ky komunitete dhe me figura me eksperiencë që kanë dhënë kontribute të çmuara në komunitetet e tyre qoftë në Malësinë e Madhe, në Pukë apo në bashkinë e Vaut të Dejës. Sot të gjithë ata që prej shumë vitesh ishin nën thundrën e një pushteti vendosur të korruptuar dhe krejtësisht pa lidhje me aspiratat e tyre, po e shohin vetë atë që po ndryshon hap pas hapi. Asgjë nuk është perfekt, por rruga e ndryshimit është hapur edhe aty. Jam i keqardhur sepse ka një të vërtetë të pamohueshme në shprehjen pakënaqësinë së njerëzve nga bashkia Shkodrës në raport me mua dhe qeverisë sot si pasojë e një kontrasti që bëhet gjithnjë e më e thellë mes Shkodrës dhe Vlorës apo Korçës dhe shumë qendrave të tjera urbane. Jam i keqardhur që s’kemi bërë më shumë, por jo se nuk kemi dashur. Kemi dashur dhe kjo numërohet lehtësisht në punët qe kemi bërë përtej murit dhe bllokimit që ka bërë bashkia e Shkodrës dhe personit absurd që e drejton atë”, tha Rama.

Lexo edhe :  Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

 

Të fundit

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e...

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me pushime. 23-vjeçari...

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit...

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti Zeqir Kordhoni është ndjerë i...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Lajme të tjera

Web TV