“Serbia nuk është e dobët”/ Provokon Vuçiç, poston hartën e Kosovës të pikturuar me flamurin e Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka provokuar në mediat sociale, pasi ka vendosur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës. Presidenti serb ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram, një foto të hartës së Kosovës, ndërkohë që mbi të është pikturuar flamuri i Serbisë.

Ai ka kujtuar në këtë mënyrë 17 marsin duke thënë se ‘Serbia nuk është e dobët”.

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër,”-shkruan Vuçiç.

Edhe më herët ka pasur provokime të ndryshme në drejtim të Kosovës nga Vucic.

Të fundit

Magazina e veprave penale duhet zbrazur

Ylli Manjani Qasja e disave, përfshi edhe mediat, për t'u marrë me nene konkrete të projekt-kodit është interesante për të...

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar...

Vrasja e dezertorëve, Stalini shpall Urdhrin nr. 227: “Asnjë hap pas!”

28 korrik 1942 – Lufta e Dytë Botërore: Nga Leonard Veizi Filmi “Enemy at the Gates”, - ku interpreton aktori i famshëm britanik Xhud Lo,...

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon...

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Lajme të tjera

Web TV