“Nuk i kanë hije”/ Erdogan përkrah Putinin: Komentet e Biden janë të papranueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rexhep Tajip Erdogan i cilësoi të papranueshme komentet e presidentit amerikan, Joe Biden për homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Biden e quajti Putinin një vrasës, e kjo për Erdogan është e papranueshme. “Deklarata të tilla nuk i kanë hije një presidenti”, tha kreu i shtetit turk. Biden këtë javë, kur u pyet gjatë një interviste televizive nëse mendon se Putin ishte vrasës, u përgjigj: “po e mendoj”.

Vetë Putin reagoi të enjten duke u shprehur i gatshëm për bisedime publike në internet me shefin e Shtëpisë së Bardhë, për të folur me të siç tha rreth marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara si dhe çështje të tjera të tilla si konfliktet rajonale. Pak përpara kësaj, Putin ishte shprehur se komentet e presidentit amerikan, Joe Biden pasqyrojnë problemet që Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht apo kanë patur në të shkuarën. I pyetur në lidhje me pohimet e Biden gjatë një telekonfencë me rastin e përvjetorit të aneksimit të Krimesë nga Rusia, Putin tha se ato pasqyronin historinë e trazuar të vetë Shteteve të Bashkuara. Ai permendi hedhjen e bombës atomike nga amerikanët në Hiroshima të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe historinë e shkuar të Amerikës atë të vrasjes së amerikanëve indigjenë dhe skllavërinë duke shtuar se trashëgimia e dhimbshme rëndon mbi Shtetet e Bashkuara. Edhe pse Ankaraja dhe Washingtoni janë aleatë në Nato, Erdogani dhe Biden ende nuk kanë komunikuar me njëri tjetrin, që nga koha kur ky i fundit u bë president.

Të fundit

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Lajme të tjera

Web TV