Rrëzohet nga shkallët e shtëpisë, humb jetën tragjikisht fëmija shqiptar

shkalle pallati (Foto Ilustruese(
shkalle pallati (Foto Ilustruese(

Një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 21:15 në fshatin Bokshiq, në Pejë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se i mituri është dërguar pa shenja jete në spitalin Rajonal të Pjës. Siç thuhet në raport, prindi i fëmijës kishte thënë se fëmija ishte rrëzuar në shkallët e shtëpisë.

“Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë, ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë rreth 2 vjeçar). Sipas prindit të viktimës fëmija ishte rrezuar në shkallet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.