A duhet të jetë seksi detyrim martesor? Do ta vendosë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i një gruaje franceze ka përfunduar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke e çuar në një nivel tjetër debatin për raportet seksuale dhe integritetin fizik të gruas në martesë.

Rasti në fjalë e ka origjinën në një divorc për shkak të refuzimit të gruas për marrëdhënie seksuale. Tre shkallët e gjyqësorit francez e bënë gruan fajtore për divorcin.

Në shkallën e parë, gjykatësit vendosën divorcin e çiftit, për faktin se martesa nuk konsumohej, duke marrë parasysh se faktet, “të konfirmuara edhe nga vetë gruaja, përbëjnë një shkelje të rëndë dhe të përsëritur të detyrimeve të martesës, të cilat e bëjnë të pamundur vijimin e bashkëjetesës”.

Gjykata e Apelit e Versajës (Paris) mbajti të pandryshuar vendimin në vitin 2019, duke e sanksionuar gruan për refuzimin e marrëdhënies me burrin e saj.

Vendimi i Gjykatës së Apelit u konfirmua më pas edhe nga Gjykata e Lartë, raporton ANSA.

Përfundimisht, gruaja paditi drejtësinë franceze në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për “ndërhyrje në jetën private” dhe “shkelje të integritetit fizik”, thonë dy shoqata që e ndihmojnë dhe e mbështesin atë në betejën e saj ligjore dhe civile.

Dy shoqatat në mbështetje të grave, Fondacioni për Gratë dhe Kolektivi Feminist Kundër Përdhunimit, dënojnë faktin se drejtësia franceze “vazhdon të vendosë për detyrimin martesor”, “duke mohuar kështu të drejtën e grave për t’i miratuar ose jo marrëdhëniet seksuale”. Të dy shoqatat kujtojnë se “në 47% të 94 000 përdhunimeve dhe tentativave të dhunës seksuale të regjistruara çdo vit, agresori është bashkëshorti ose ish-bashkëshorti i viktimës”.

“Martesa – përfundojnë të dy shoqatat duke kërkuar dënimin e Francës – nuk është dhe nuk duhet të jetë një shërbim seksual”. /mcntv.al/

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 20 gusht 2025

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të...

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Lajme të tjera

Web TV