La PD-në për PS-në/ Halit Valteri nga parlamenti: Jam nga ata politikanë që t’a them të vërtetën në sy

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Tiranë, Halit Valteri në fjalën e mbajtur në Kuvend ka folur për fermerët dhe subvencionet.

Fushata elektorale e këtij viti, ka bërë që Valteri të njihet më nga afër me banorët e fshtatrave të Tiranës, të cilët sipas tij, i janë ankuar se fushat janë lënë djerrë ndërsa bujqit ndihen të harruar nga shteti.

Në fjalën e tij, ai tha se duhet vënë dorë mbi zonën rurale, pasi edhe qyteti vetë rrezikon të bjerë në kaos.

”Gjallërimi i jetës ekonomike në zonat rurale është metoda më e suksesshme për të jetuar. Shtëpinë e mban toka, puna, kultura, gjëja e gjallë, shërbimet etj. Ndërtimi pa ekonomi bujqësore si ngrihet ashtu dhe vjetërohet brenda brezit.

Kam vizituar dhjetëra fshatra të Tiranës dhe fusha të lëna djerrë. Pavarësisht vullnetit të tyre, bujku shqiptar është lënë në mëshirë të fatit. Qeveritë shqiptare nuk kanë mësuar asnjëherë të thithin fonde nga Brukseli.

Duhet theksuar se ekonomia rurale mbetet në këmbë vetëm nëse harmonizohet më sektorët e tjerë.

Bujku është kthyer në skllav, të atij që ia mbledh produktet për një copë bukë. Në fshatrat e Tiranës duket sikur nuk jetohet dot.  Shqiptari asgjë nuk eksporton, vetëm importon”,- u shpreh Valteri.

Ndonëse braktisi Partinë Demokratike për të ju bashkuar strukturave të Partisë Socialiste, megjithë situatën e krijuar ai preferon që të quhet si politikani i cili preferon ta thotë të vërtetën në sy.

“Jam nga ata politikanë që ia them të vërtetën në sy çdokujt që i bëjnë nder. Shihni gjithë rrjetin ku shpërndahen paratë. Çoni grupe inspektimi tek tregu agro-ushqimor, si sillen me fermerët e Tiranës. Po i hyjnë në hak fermerëve që robëtohen për copën e bukës së fëmijëve të tyre.”- tha Valteri.

Lexo edhe :  Silva Caka "ndez" zjarret politike/ Opozita, ish-kolegët e "masakrojnë"