Lulzim Basha zhgënjen Europën/ Nuk përmendi dy hallet kryesore të shqiptarëve në fjalimin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa gjithë Europa është në izolim dhe nuk lejohet asnjë grumbullim, për shkak të koronavirusit, Lulzim Basha ka habitur çdokën. Ai ka mbledh disa mijëra njerëz në sheshin “Nënë Tereza”, për të hapur fushatën e Partisë Demokratike, duke treguar kështu, se për të ardhur në pushtet, atij nuk i intereson shumë, edhe nëse i infektohen ndjekësit e vet.

Basha ka shkelur çdo ligj të vendit, por ka treguar edhe një papërgjegjshmëri, që nuk mund të justifikohet për një njeri që nesër pretendon të na drejtojë.

Jo vetëm kaq, por ajo që ka bërë përshtypje, është fakti se në fjalimin e tij, ai nuk e ka përmendur në asnjë moment pandeminë e shkaktuar nga Covid, që është shqetësimi kryesor jo vetëm për shqiptarët, por edhe për botën.

Nuk ka përmendur as tërmetin dhe çfarë plani ka ai për rindërtimin, edhe pse mijëra shqiptarë u prekën nga tërmeti një vit më parë.

Nuk i përmendi as njërën, as tjetrën, pasi në llogaritë politike, mendon se nuk fiton asnjë pikë me to, pasi për Covidin, Rama ka arritur të sigurojë mbi një milionë vaksina, ndërsa për tërmetin ka rindërtuar një pjesë të madhe të shtëpive të shkatërruara.

Ndaj dhe duke menduar se nuk fiton politikisht dot me këto dy kauza, ai vendosi të mos i përmendë fare, duke i rënë shkurt.

Duke mos bërë këtu llogaritë, se shqiptarët duan të dinë se çfarë do të bëjë ky nëse vjen në pushtet, për Covidin.

Se siç tregoi këtë të enjte, ai nuk do t’ia dijë për Covid, duke mbledhur mijëra njerëz bashkë. /Tema/

Të fundit

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me...

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës është plagosur me armë zjarri. Shkaqet...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do...

Lajme të tjera

Web TV