Një nga gazetat më të mëdha spanjolle sportive, “AS” i ka qëndruar deri në fund incidentit me përfaqësuesen e Kososëvs së Futbollit.
Pasi krijoi incidentin që më pas e përgënjeshtroi federata spanjolle e futbollit në lidhje me himnin dhe flamurin e Kosovës në përballjen me Spanjën, ata e kanë lënë pa emër këtë përfaqësuese në tabelën e publikuar ditën e sotme.
Një gjë e tillë nuk është bërë asnjëherë më parë kur publikohen rezultatet dhe tabelat e aktiviteteve ndërkombëtare, qoftë edhe nga shtete të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe mediat e atjeshme vazhdimisht e injorojnë shtetin më të ri në ballkan.