Horoskopi ditor, 27 mars 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Mërkuri duket se do të vazhdoje të qëndrojë në pozita të favorshme për ju, duke garantuar një ditë mjaft të mirë, por Marsi mund të sjellë mosmarrëveshje në raportet ndërpersonale.

Demi
Jeni përsëri të vendosur dhe këmbëngulës për objektivat që duhet të arrini, por sot ju këshillohet të shijoni plotësisht mbrëmjen, pasi Afërdita stimulon pikërisht aspektin afektiv.

Binjakët
Edhe për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një dite e mirë me shumë yje premtues mbi kokë. Jeni disi të pavendosur për drejtimin e ri që duhet të merrni. Më mirë pritni dhe pak.

Gaforrja
Hëna sot është në një orbitë aspak të favorshme, nga e cila do ta “pësojnë” humori dhe gjendja juaj shpirtërore. Por sidoqoftë, Hëna mund të bëjë të rikuperoni pjesërisht në raporet ndërpersonale.

Luani
Një numër planetësh janë në një tranzit të favorshëm për ju, por mbi të gjithë është Jupiteri ai që sot “do t’ju marrë për dore”. Mbrëmje e mirë në fushën sentimentale, por jo në atë të biznesit.

Virgjëresha
Edhe pse shenja juaj është në përgjithësi e ngarkuar me yje pozitivë, nuk është e thënë që gjithçka të shkojë vaj. Ndoshta ngaqë ju pëlqen juve vetë të komplikoni edhe gjërat më të thjeshta.

Peshorja
Edhe për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një ditë kryesisht e mirë, por nuk do të mungojnë momente tensioni me dikë tjetër. Ju këshillohet të bëni kujdes të mos bini në kurthet që ju ngrenë.

Akrepi
Kontrasti në shenjë midis Jupiterit dhe Uranit nga njëra anë dhe Marsit e Afërditës nga ana tjetër do të reflektohet në karakterin tuaj, kështu që sot do t’ju karakterizojë pavendosmëria dhe hezitimi.

Lexo edhe :  Zbulohet një “depozitë e fshehtë” ari, vlerësohet të jetë sasia më e madhe në planet

Shigjetari
Pas një periudhe të gjatë “antipatie” ndaj jush duket se Marsi do të jetë më “i mirë” e do t’ji sjellë momente relaxi, që për një mbrëmje dashurie është maksimumi. Tregohuni të matur në një debat.

Bricjapi
Nga “Mërkuri” konfuz në orbitën e tij nuk mund të pritet tjetër veçse pështjellim e konfuzion në ide. Ju mundon diçka që nuk ju le të kaloni një mbrëmje të qetë. Një krizë në dashuri?

Ujori
Pas një periudhe disi të errët, qielli juaj po fillon të ndriçohet nga pozicioni i Mërkurit në një orbitë mjaft interesante. Sot mund të keni një rast të mirë për të treguar vlerat tuaja të vërteta.

Peshqit
Tensionet e ditëve të kaluara kanë lënë gjurmë, prandaj edhe dita e sotme mund të jetë e kushtëzuar nga reminishencat e tyre. Megjithatë, është Afërdita që ju risjell humorin dhe ju rindez pasionet.

Të fundit

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që kanë sjellë në ekonominë globale. Ja lista...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Lajme të tjera

Web TV