“Do jetë shkolla më e madhe në Republikë”/ Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet në gjimnazin “Sami Frashëri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rama dhe Veliaj përshkojnë në këmbë Bulevardin “Zogu i Parë” drejt gjimnazit “Sami Frashëri”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bënë rrugën nga Sheshi “Skënderbej” përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë” e deri te gjimnazi “Sami Frashëri” që po rindërtohet nga e para.

“Do ketë kapacitet për 1400 nxënës, dhe do ketë një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë. Do jetë shkolla më e madhe në Republikë”, tha Veliaj.

Ndërsa përgjatë bulevardit kryebashkiaku tregoi se është rritur dukshëm vlera e pronës.

“Kompanitë imobilare na raportuan që muajin e parë rritje me 70-80% edhe të qirave edhe të shitjeve”, u shpreh Veliaj.

Bulevardi “Zogu i Parë” është transformuar i gjithi. Tashmë nuk përdoret thjesht si një rrugëkalimi apo shëtitore, por edhe për qëndrim dhe pushim në disa sheshe të vogla. Vëmendje e veçantë në rikonstruksion i është kushtuar edhe fasadave përgjatë gjithë bulevardit, si dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë si Ministria e Drejtësisë, Materniteti dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV