BE i jep Shqipërisë 90 mln euro, Balla: Dëshmi e solidaritetit të treguar nga Bashkimi Europian

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mirënjohe ndaj Komisionit Europian për mbështetjen prej 90 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se vendimi i sotëm është dëshmi e solidaritetit të treguar nga Bashkimi Europian ndaj vendit tonë, në këto kohë të vështira që po kalojmë në përballje me këtë krizë shëndetësore, që ka mbërthyer mbarë globin.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

?????
Mirënjohës ndaj Komisionit Europian për mbështetjen prej 90 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Edhe vendimi i sotëm është dëshmi e solidaritetit të treguar nga Bashkimi Europian ndaj vendit tonë, në këto kohë të vështira që po kalojmë në përballje me këtë krizë shëndetësore, që ka mbërthyer mbarë globin. #bashkëdoiadalim