“E vetmja që ka bërë për sportin”/ Sportistët elitarë mbështesin Partinë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shumtë në numër, në disiplina të ndryshme, por të gjithë banojnë në Njësinë 10. Sportistët elitarë të cilët morën pjesë në takimin prezantues nga kryebashkiaku Erion Veliaj të kandidatit socialist për deputet, Fatmir Xhafaj kanë deklaruar hapur mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike që ka bërë dhe premton të bëjë edhe më shumë për sportin në Shqipëri.

“Të jesh sportist elitar kërkon një mund e sakrificë të veçantë. Do përmend nja dy sakrifica të vogla. Më parë kam jetuar në “Porcelan” dhe stërvitjen e bëja te Fushat e Aviacionit. Ndërroja 2 autobusë urbanë për të shkuar në stërvitje. Ndërsa sot është ndryshe. Sot investohet në infrastrukturë. Shkollat janë kthyer në qendra komunitare ku çdo i ri ka mundësi për tu bërë sportist elitar,” u shpreh Gjergj Muzaka, ish futbollist i Tiranës dhe ekipit kombëtar.

“Ka shumë fëmijë që e duan sportin, prandaj sytë duhet t’i kthejmë nga sporti. Kam qenë pjesëtar i Këshillit Bashkiak për 11 vjet. Është bërë shumë sportin këto vite dhe duhet të vazhdohet të bëhet. Detyra jonë ta mbështesim dhe ta promovojmë,” tha Shkëlqim Muça, drejtues i klubit shumë sportiv Partizani.

“Është nder që përfaqësojmë njësinë 10 e them me krenari këtë sepse kemi me të vërtet ambasadorë të Shqipërisë në disiplina të ndryshme, dikush brenda vendit e dikush jashtë, por e rëndëisshme është që kemi shuam punë për të bërë dhe jemi në rrugën e duhur me këto gjëra që po bëni ju. Është kënaqësi e veçantë,” deklaroi Gerti Shima, basketbollist i ekipit të Tiranës, kapiten dhe kampioni i ekipit kombëtar prej shumë vitesh.

“Çdo shkollë, çdo palestër e Tiranës është e hapur, siç e tha edhe Gjergji dhe për këtë dua t’ju falënderoj ju që i keni dhënë mundësinë komunitetit rreth e qark që të merret me sport, madje edhe falas. Nga ky komunitet i vogël çdo i ri nesër mund të bëhet kampion e të përfaqësojë klubin, por edhe Shqipërinë,” tha Arjola Kasaj, trajnere pranë FK Tirana në sportin e taekwondo.

Lexo edhe :  “Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Në këtë takim ishin gjithashtu edhe Luiza Gega atletja që do përfaqësojë për një tjetër rekord Shqipërinë në Lojërat Olimpike Tokio 2021, Izmir Smajlaj, kampion europe  dhe 5 herë fitues i ballkaniadave, Blendi Nallbani, drejtues i klubit Studenti kampion kombëtar me Tiranën e partizanin, Kristina Hanxhara, kampione e sportit të qitjes, Elona Allmuça, kampione e mundjes te ekipi i Partizanit, Emiljana Ciko, kampione rekordmene në hedhjen e çekiçit, e shumë sportistë të tjerë.

Të fundit

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

Lajme të tjera

Web TV