“Turp Lulëzim”/ Rama për mitingun e Bashës në Kukës: Turma tërhiqet në rrugën e rrezikut për jetën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për takimin e kreut të PD Lulzim Basha në Kukës i cili ka vijuar të shkelë rregullat anti COVID.

“Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë!

TurpLulëzim. *Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish”, tha Rama.