Balla në Librazhd: Betejat kanë provuar se në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë si Edi Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Librazhdit.

Në hyrje të fjalës së tij Balla u kërkoi të pranishmëve të ruajnë distancën dhe të respektojnë masat e vendosura për të shmangur përhapjen e Covid-19.

“Betejat e vitit të shkuar kanë provuar se në kohëra të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama. Pavarësisht vështirësive që solli pandemia e tërmeti, nuk i ndalëm investimet për Librazhdin. Si një djalë i Librazhdit nuk jam ende i kënaqur me sa kemi arritur dhe do të vazhdoj të bëj gjithçka mundem për ta transformuar këtë qytet në çdo cep, në çdo lagje e në çdo fshat. Një thirrje edhe për demokratët: S’keni parë gjë akoma nga ato se çfarë do të bëjmë për Librazhdin në mandatin e ri”, tha Balla.

Sa i përket investimeve të bëra në Librazhd, numri dy i PS tha se Partia Demokratike nuk ka bërë asgjë gjatë 12 viteve kur ka qeverisur bashkinë e zonës.

“Çfarë punësh ka bërë Partia Demokratike në Librazhd? Pa turp ata thonë së Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë punë këtu. Dua t’ju them demokratëve që nuk keni parë gjë akoma nga ato se çfarë do të bëjmë në mandatin tonë të ri”, tha Balla.

Pas investimeve tek kanalizimet e ujërave të zeza dhe në rrjetin e ujit të pijshëm, kreu i Grupit Parlamentar të PS tha se investimet do të vazhdojnë më tej.

“Vazhdon puna për ta çuar “Lungo Fjumen” deri aty ku kryqëzohet Shkumbini me Rrapunin. Nuk e di çfarë gënjeshtre do thotë PD për këtë, por qentë le të lehin, karvani shkon përpara. Çerdhe nuk kishim, kopshtet tona ishin o zot na ruaj. Gjithçka. Spitali i Librazhdit e njëjta gjë. Imagjinoni të na kishte gjetur pandemia me ambulancat që kishte lënë Sali Berisha pa goma, apo me ministër shëndetësie që ka propozuar Luli, Nard Ndokën”, tha Balla.

Lexo edhe :  80 mijë zgjedhës të diasporës ende nuk sjellin zarfin me votën

Sipas Ballës, Librazhdi ka detyrën më të rëndësishme, sepse në dy zgjedhjet e fundit kjo bashki ka marrë rezultatin më të mirë dhe është bashkia e dytë pas Vlorës, ku kryeministri Rama ka shkelur më shpesh.

Sa i përket punësimit në Librazhd, duke përmendur vendet e reja të punës të krijuara gjatë qeverisjes së PS, Balla tha se ka ende shumë për t’u bërë.

“Në 2013 nuk kishte asnjë ndërmarrje prodhuese. Tani në fshatin Togëz të Librazhdit ndërmarrja punëson rreth 200 gra dhe 30-40 burra. Ndërmarrja tjetër pranë stacionit të trenit që prodhon pjesë këmbimi për kompaninë si “Mercedes-Benz” apo kompani të tjera gjermane punësojnë më shumë se 100 djem e vajza të Librazhdit”, u shpreh Balla.

Rruga Zgosht-Peshkopi, rruga e Polisit, e Babjes dhe e Lunikut janë 4 investime që janë bërë brenda një viti të vështirë për ekonominë e Shqipërisë, sipas Ballës.

Në fund të fjalës së tij numri dy i PS theksoi se vetëm falë mbështetjes së qeverisë Rama dhe Partisë Socialiste, Librazhdi ka vëmendjen që nuk e ka pasur për vite të tëra.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV