Kosova miraton masa të reja/ Kufizohet lëvizja e qytetarëve, mbyllen restorantet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja kufizuese. Në masat e reja parashikohet hyrja në fuqi e një ndalim qarkullimi të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, përveç rasteve urgjente.

Në masat e reja parashikohet mbyllja e restoranteve nga data 7 deri me 18 prill, ndërkohë që lejohet të funksionojë shërbimi “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve thelbësore, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar nga data 12 deri me 18 prill dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data 7 prill deri me datë 18 prill do të zhvillojnë mësim online.

Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona.

Të fundit

“Lufta” për mandatin/ Shabani nxjerr dokumentet në “tavolinë”: Ja çfarë kemi nënshkruar

Vijon tensioni mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm të fituar në zgjedhjet e 11 majit....

Publikoi foto nga pushimet, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren shqiptare

Në kohërat e sotme, kur çdo gjë postohet në rrjetet sociale, edhe një palë pushime mund të kthehen në një debat nacionalist. Kështu ka ndodhur...

Dorëhiqet drejtoresha e QSUT, kush është ish-deputeti që e zëvendëson

Ndërrohet sërish drejtuesi i QSUT. Donjeta Bali është dorëhequr nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitarë ‘Nënë Tereza’, detyrë të cilën e mori vetëm pak kohë...

Takimet “speciale” në burgje me eskorta/ Zv.drejtori: Nuk është incident me pasoja!

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Isufaj, ka foluar në emisionin "Real Story" pas lajmit se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti, ka takuar në...

“Të vërtetat që thuhen nga kabina telefonike e 313-tës”/ Blushi ankohet sërish për Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së LIRISË Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me situatën e kreut të...

Lajme të tjera

Web TV