Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një bisedë me ministrin Niko Peleshi teksa udhëton për në Korçë. Në bisedë, Rama e pyet Peleshin për gjendjen e deri tanishme në qytetet, ndërsa I lë porosi që të mos grumbullohen njerëz.
Peleshi: Alo, po kryetar
Rama: Si je ça bëhet
Peleshi: Mirë si jeni ju, po afrohemi në Pogradec
Rama: Ëdhe unë rrugës jam, si duket situata aty
Peleshi: Shumë mirë shumë mirë, është një situatë shumë e shëndetshme, natyrisht që ka pasur problematika, por ne kemi zgjedhur që të vrapojmë më shumë dhe ti takojmë nga dy herë nga tre herëm në çdo lagje e rrugicë, edhe për të shmangur organizimet e mëdha, jo se se kemi mundësinë por…
Rama: Jo, jo organizime të mëdha në asnjë mënyrë, se i marrim në qafë, se këta po i marrin njerëzit në qafë, por çfarë ti bëjmë, më mbytën edhe mua, se më thonë pse s’mblidhemi dhe ne, pse se tregojmë forcën dhe ne
Peleshi: Kemi zgjedhur që të mblidhemi në grupe më të vogla
Rama: Më mirë ashtu se kemi dhe mundësinë që ti dëgjojmë dhe të flasim, lëre se çfarë thonë ata. Dëgjo po këta si janë PD LSI?
Peleshi: Ata vazhdojnë me shpifje dhe me sulme personale, nuk na e kthejnë dot kokën pas, mundohen të p[remtojnë budallallëqe, njerëzit e kuptojnë. Ky Edmond Spaho iu thotë njerëzve që ne do mbyllim doganën, që ju të shisni prodhimet, ndërkohë që ne nuk e bëjmë dot se vendi është në tregti të lirë
Rama: Po ç’e pyet, ky tjetri thotë që do të heqim traun.
Peleshi: Njerëzit i kuptojnë
Rama: Nejse se rrugës jam unë shihemi atje
Peleshi: Hajt mirupafshim, shihemi në Pogradec