Roma fitore me përmbysje në holandë, mposht Ajaksin 2-1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga duelet më të spikatura të ndeshjeve të para të çerekfinaleve të veprimtarisë së dytë e klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, ka qenë ai që u luajt në Stadiumin “Johan Krojf Arena”, midis Ajaksit dhe Romës. Kjo ishte edhe ndeshja që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1. Pjesa e parë ka qenë kryesisht e barazpeshuar, me Romën më të rrezikshme në çerekoren e parë, me dy raste të volitshme për të shënuar, por pa ia arritur dot të gjejë rrugën e rrjetës. Ndërkaq, çerekora e fundit ka folur për holandezët, të cilët rrezikojnë fillimisht dhe më pas arritën të gjejnë edhe rrugën e rrjetës, të ndihmuar edhe nga një hezitim i mbrojtjes italiane.

Kështu, pjesa e parë është mbyllur me epërsinë minimale të Ajaksit, që do të ketë mundësi ta dyfishjojë këtë epërsi në minutën e 53-të, por Dushan Tadiç gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e dërguar topin në duart e portierit mik.

Dhe vetëm 4 minuta më pas, Roma i ndëshkon vendasit, duke barazuar shifrat edhe falë një gabimi të portierit vendas.

Gjysmëora e mbetur e lojës do të shohë holandezët më kërkues dhe këmbëngulës, por me italianët që kërkonin ta godisnin kundërshtarin me kundërsulme apo goditje të lira dhe goditje këndi. Dhe nga një e tillë ka ardhur edhe goli i dytë për Romën, që merr kështu një fitore të vyer për ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV