Lulzim Basha rekordmen gafash, fillon ta sfidojë edhe Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur të gjitha forcat e Partisë Demokratike janë fokusuar per të mbledhur vota duke shperndarë optimizëm mbi një fitore të mundshme, ne faqen zyrytare të Sali Berishes ka dalë një postim: “Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin” shkruan lideri de fakto i opozitës. Me sa duket Sali Berisha po xhelozon per gafën epike te Lulzim Bashës dhe perpiqet ta konkurojë. Po Basha mbetet i paarritshëm.

Kur Lulzim Basha flet shpesh, rrëshket në gafa të bujshme, por edhe kur shkruan, nuk zhgënjen. ”Nxënësit nuk po flisnin ndaj dhe unë, së bashku me një shok, morëm fjalën. Sot nuk më kujtohet saktësisht se çfarë thash, por sigurisht ishte diçka kundër regjimit komunist dhe Partisë së Punës”. Libri i tij “Misioni im” është një perlë për koleksionist. Duke cituar një thënie të tijën kundër komunizmit, por pa e kujtuar se ç’tha, është një vepër arti prej gafisti. Jo më pak befasues pohimi në libër se që 4 vjeç kishte lexuar Tolstoin, apo se puna e tij e parë si lobist ishte përpjekja për të takuar të fejuarën Aurela me Sali Berishën. Ishin akoma të largëta kohët kur bënte lobbing në Shtetet e Bashkuara me qindra mijëra eurot e rusëve. I paparë edhe pohimi solemn që në Partinë Demokratike “nuk vritet babai”, sikur kjo të ishte një procedurë normale jashtë PD. Mbetet për të kuptuar nëse në PD është e ligjshme të vriten gjithë të tjerët.

E megjithatë, gafat e folura janë specialiteti i Lulzim Bashës, sepse i thotë me natyralizëm, duke i vendosur në mes të një fjalimi të impenjuar që nuk ka mësuar mirë përmendësh. Pasi e dëgjojmë të thotë ”të angazhohemi bashkarisht, kudo që të ndodheni, ta bëjmë ditën natë” (6.3.2021), vazhdon me tej se “më në fund errësira do të fitojë mbi dritën”. Për të vazhduar i dorëzuar: ‘Edi Rama pa te cilin nuk ka asnje shprese se Shqiperia mund te ndryshoje” (9.03.2021)

Lexo edhe :  Ervin Salianji letër nga qelia 6/ Rama si Hibatullah Akhundzada!

Ja nje listim i disa prej gafave të tjera më epike të Lulzim Bashës, nga më të rejat, tek më te vjetrat.

26 shkurt 2021:
-Do ngremë bursën e energjisë (ajo u themelua në tetor të 2020)

3 shkurt 2021:
Angazhohem të siguroj tekste shkollore të reja falas për 350 mijë nxënës. (Librat janë falas prej 5 vitesh).

1 janar 2021:
-Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin (Maqedonia e Veriut e nisi vaksinimin në 17 shkurt)

8 dhjetor 2020:
-Shqipëria ka shënuar 8 vite të humbura gjatë këtyre 4 viteve.

28 nëntor 2020:
-Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944. (Data e saktë 28 nëntor 1443).

19 nëntor 2020:
-Nga akuzat ndaj meje dëmtohen 3 milionë shqiptarë në Shqipëri, plus 5 milionë në Kosovë, dhe 7 milionë shqiptarë të tjerë në gjithë botën.

2 nëntor 2020:
-25 qershori data e çlirimit plagëve (zgjedhjet janë në 25 prill).

2 nëntor 2020:
-Për ata (studentë) që vijnë me të ardhura mbi 640 milionë lekë do tu përgjysmohet tarifa.

12 tetor 2020:
-6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

8 gusht 2019:
1 hektar x 5 = 950 hektarë.

6 shkurt 2019:
-Do ulim çmimin e dritave me 300 lekë për litër.

25 nëntor 2018:
-1 cm rrugë te Unaza do kushtojë 2000 euro. (Me këtë çmim, 2 km bëjnë 400 milionë euro, shumëzuar me 30 m gjerësinë e unazës, i bie 12 miliardë euro, gati sa 10 herë rruga e kombit).

30 nëntor 2017:
-Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 bëjnë 42. 49 + 36 bëjnë 95.

Të fundit

Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata SHBA sipas të gjitha gjasave nuk do të ishte pronncuar sërish për non gratën e Sali Berishës, nëse nuk...

Falë AI moti tashmë do të jetë i saktë deri në 15 ditë

Problemi me parashikimet e motit është gjithmonë i njëjtë. Ardhja e Inteligjencës Artificiale , megjithatë, mund të kufizojë gabimet, duke premtuar se do t'i bëjë parashikimet të...

Siguria kibernetike/ Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar, propozimi shkon te kryeministri

Rreth 2 vite pasi institucionet shqiptare u përballën me sulme kibernetike, qeveria ka vendosur ngritjen e një autoriteti kombëtar për sigurinë kibernetike. Sipas vendimit...

SHBA i tha sërish ‘Jo’ Berishës, Hasanaj: Non-grata e dytë, nga administrata Trump!

Sidi Hasanaj, pjesë e demokratëve euro-atlantikë, foli në Studio Live edhe për shpalljet non grata nga SHBA, teksa sot u sanksionua një biznesmen në Bosnje i...

Parashqevi Simaku komunikon me të birin pas shumë vitesh, flet edhe me ish-bashkëshortin

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka shpërndarë një lajm të gëzuar pasditen e sotme, teksa ka njoftuar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka arritur...

Lajme të tjera

Web TV