Ambasadori grek në Serbi, George Djakofotakis në një deklaratë për shtyp ka thënë se pozicioni i Greqisë për mos t’a njohur si shtet Kosovën është i njëjtë dhe do të mbetet i pandryshuar.
Ai komentoi analizat e bëra nga disa analistë të njohur të politikës së jashtme si David Phillips dhe Daniel Server të cilët mendojnë se në të ardhmen Greqia do të ndryshojë pozicionin e saj dhe ndoshta do të njohë Kosovën.
“Në parim, ne nuk komentojmë mbi mendimet e analistëve, pozicioni grek mbi mosnjohjen e Kosovës është i njohur dhe mbetet i pandryshuar,” tha Djakofotakis në një përgjigje me shkrim, e cila iu përcoll Tanjug nga shërbimi i tij i shtypit.
Analistët e politikës së jashtme, Flips dhe Daniel Server deklaruan se ata nuk presin që pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën të ndryshojnë pozicionet e tyre, përveç Greqisë.
Greqia ka shumë të ngjarë të njohë Kosovën. “Muri që u krijua nga fakti që pesë vende nuk e njohën Kosovën së shpejti do të fillojë të shembet, kur Greqia ose ndonjë vend tjetër të vendosë të njohë Kosovën,” tha Phillips.
Phillips dhe Server gjithashtu besojnë se pozicionet e pesë vendeve anëtare të BE duhet të shihen pas përfundimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.