Reali i Madridit dhe Mançester Siti, për të mbrojtur fitoret e ndeshjeve të para në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhen sonte takimet e kthimit të dy çerekfinaleve të tjera të të Ligës së Kampioneve. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve do të luajë sonte ndeshjet e kthimit të dy çifteve të tjera, nga ku do të dalin edhe dy gjysmëfinalistet e tjera. Në ndeshjet e para të çerekfinaleve të saj dhe Reali i Madridit nuk ka gabuar në fushën e vet, duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Liverpulit.

Në fakt, fati i kësaj ndeshjeje është vulosur që në pjesën e parë, teksa Vinicius Zhunjor në minutën e 27-të dhe Marko Asensio 9 minuta më pas, kanë gjetur rrugën e rrjetës për Realin e Madridit, duke bërë që me këtë epërsi të dyfishtë të vendasve do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën, ndonëse Mohamed Salah do të gjejë rrugën e rrjetës për anglezët, Vinicius Zhunjor do të gjejë edhe një tjetër gol, duke vulosur fitoren 3-1 të Realit të Madridit.

“Nuk do të shkojmë në Liverpul për të ruajtur avantazhin e ndeshjes së parë, – ka këmbëngulur trajneri i madrilenëve, Zinedin Zidan, duke vijuar: “Kjo gjë nuk do të ndodhë. Reali kërkon gjithmonë të fitojë ndeshjet. Jemi gati për një sfidë tjetër të madhe. Faktorët emocionalë dhe fizikë ecin së bashku. Ajo që ka rëndësi është gatishmëria që skuadra ka për ta fituar këtë ndeshje.”

Ndërkaq, një fitore ka marrë me vete për ndeshjen e kthimit edhe Mançester Siti, që ka vuajtur në shtëpi për të mposhtur Borusian e Dortmundit 2-1. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllet me epërsinë minimale të anglezëve, që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të De Bryjnes, në minutën e 19-të. Në pjesën e dytë, 6 minuta para fundit të kohës së rregullt, Marko Rojs do të barazojë shifrat për gjermanët, duke krijuar idenë e një barazimi të vyer.
Por është i riu Fil Foden ai që do të gjejë një gol në fund për skuadrën e Mançester Sitit, që merr një fitore 2-1. Në bazë të shortit të hedhur paraprakisht, fituesja e duelit Mançester Siti-Borusia Dortmund përballet me Paris SG-në, ndërsa ajo e çiftit Real Madrid-Liverpul, ndeshet me Çellsin.

Të fundit

Ndahet nga jeta kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Kitaristi dhe producenti legjendar i rokut Rick Derringer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga gruaja...

Mourinho: “Shpresoj që Interi të fitoj Championsin por tripleta është vetëm e imja”

Interi ka mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve, një trofe këtë sezon, pasi dështoi në kampionat dhe në Kupë. Në prag të kësaj finaleje me...

Reagimi i ambasadës së SHBA për zgjedhjet/ Berisha: Ishte përgëzim për popullin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila përgëzoi popullin shqiptar pas zgjedhjeve të...

Kandidat për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti befason me përgjigjen

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot ne emisionin “Breaking” në Top News si një nga kandidatët e Partisë Demokratike të listës së hapur, më...

India kapërcen Japoninë dhe bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë

India ka kaluar Japoninë për të zënë vendin e katërt në listën e ekonomive më të mëdha të botës, sipas projeksioneve të fundit nga...

Lajme të tjera

Web TV