Balla: PS ka bërë 230 mijë legalizime në Elbasan. Luli përveç shumëzimit ka probleme edhe me krahasimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i PS në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 6, ku bisedoi për punët e nisura që do të vazhdojnë përpara nga qeveria edhe pas 25 prillit.

Balla tha se PS ka bërë 230 mijë legalizime, në krahasim me 21 mijë që bëri PD, gjatë 8 viteve në qeveri.

“Kam ardhur të rikonfirmoj një angazhim që ja kam vënë vetes për gjithë rajonin 6, por në menyrë të veçantë për këtë zonë. Brenda dy viteve të para të këtij mandati të ri, në këtë lagje nuk do të ketë një rrugicë të paasfaltuar. Ne do ta urbanizojmë këtë lagje, njëlloj sikur të jetë qendra e qytetit të Elbasanit.

Mos të harrojmë se na duhet të ecim se na duhet të ecim edhe me Legalizimet. Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Shaban Memija për 8 vite në pushtet legalizuan 21 mijë ndërtime, kryesisht lokale dhe kioska, në gjithë Shqipërinë Në gjithë Shqipërinë ne kemi legalizuar 230 mijë, 11 herë më shumë. 600 legalizime në Elbasan me PD-në, 17. 500 me PS-në. Tani Luli përveç shumëzimit ka probleme edhe me krahasimin. “, u shpreh Balla.

Ai shtoi se PS nuk e ka garën me opozitën, por me standardet që ka zona.

“Ne nuk i bëjmë punët për fushatë sepse ne nuk e kemi garën me Lulin ,Saliun dhe me Ilirin, por me standardet dhe me nevojat që ka zona. Natyrshëm që urbanizimi do të përfshijë edhe ndriçimin se është një domosdoshmëri dhe padyshim që unë besoj që do të vazhdojmë edhe me infrastrukturën shkollore në këtë zonë dhe padyshim siç kemi bërë shkolla më të mëdha të qytetit do t’i bëjmë edhe në këtë lagje.
Mos të harrojmë që na është dashur që në fillim të mandatit të investojmë një pjesë të madhe të investimeve për shëndetësinë. Larg qoftë sikur të na kishte gjetur pandemia në vitin 2013, ne me atë spital që gjetëm në Elbasan do të ishim turpëruar përpara qytetarëve shqiptarë. Një spital që vetëm spital nuk quhet. Prandaj na u desh që ta pastrojme njëherë spitalin nga gjithë mbeturinat që kishte ndërtuat atje Partia Demokratike dhe të investojmë në gjithë godinat.”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Balla theksoi se qeveria do të vazhdojë të mbështesë familjet me ndihmë ekonomike. Ai shtoi se Elbasani ka më shumë të vaksinuar sesa Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Padyshim që do të vazhdojmë të mbështesim familjet me ndihmë ekonomike. E dyfishuam ndihmën ekonomike nga 1 janari dhe sapo të rishikojmë buxhetin në qershor do ta shohim për ta dyfishuar sapo të na jepet mundësia sepse për ne rëndësi kanë familjet me ndihmë ekonomike. Teksa Europa dhe bota po mbyllej në Bruksel në 17 shkurt, Edi Rama i siguronte 1.15 miliardë euro për rindërtimin.
Sot jemi në kushtet që këtu në Elbasan janë vaksinuar më shumë sesa në gjithë Kosovën, më shumë sesa në gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, 25 mijë të vaksinuar. Unë kam shumë detyrime ndaj jush prandaj jam sot këtu para jush tu jap besën e djalit tuaj për të gjitha këto angazhime që mora para jush.”, përfundoi Balla.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV