Dita më e lumtur iu kthye në makth, 21-vjeçarja vdes në ditën e dasmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chloe Askey, 21 vjeç kishte planifikuar që 12 prilli të ishte dita më e bukur e jetës së saj, pasi do të kurorëzohej me partnerin në martesë. Ajo u diagnostikua me kancer në tetor, e gjendja e saj filloi të përkeqësohej shumë shpejt prandaj çifti i ri vendosi që të realizonte sa më shpejt martesën.

Por Chloe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e hënë pas një beteje disa mujore me kancerin. Dita e hënë nga dita e dasmës së saj u bë dita në të cilën 21-vjeçarja ndërroi jetë dhe i la një dhimbje të madhe të dashurit të saj dhe miqve të afërt.

Nëna e të dashurit të Chloe ka thënë se ajo ishte në gjendje të rëndë ditët e fundit dhe se para 6 javësh kishte bërë një operacion, pas të cilit ishte dobësuar shumë dhe se mjekët e kishin dërguar në shtëpi.

Dy ditë pas ditëlindjes së saj ajo filloi kimioterapinë, e cila ishte me të vërtetë e vështirë për Chloe, por i dashuri i saj Hakeem ishte aty pranë saj për ta ndihmuar atë.Për shkak të gjendjes së vështirë nga Covid, Chloe nuk ishte në gjendje të bënte shumë seanca kimioterapi, ajo u dobësua shumë pas një operacioni që kishte bërë vetëm 6 javë më parë, të premten na thanë që do të kthehej në shtëpi, por ajo ishte akoma shumë e dobët por askush nga ne kurrë nuk e ka menduar se do të jenë vetëm 3 ditë.

Chloe dhe Hakeem po planifikonin të martoheshin sot, por trupi i dobët i Chloe nuk arriti t’ja dalë.“, ka thënë ajo. 21-vjeçarja ka shërbyer si vullnetare në një qendër kafshësh për 2 vjet. Kolegët dhe miqtë e saj janë zemërthyer nga kjo humbje e madhe.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV