Vdekja e ish-ministrit të njohur/ Flet dëshmitari që pa gjithçka: Pashë autorin, u zunë dhe e qëlluan me shkop

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dëshmitar okular i vrasjes ish-ministrit grek Sifis Valyrakis ka thyer heshtjen dhe ka vendosur që të dëshmojë e tregojë para hetuesëve gjithë çfarë di. Sipas tij, ish-ministri kishte dalë me varkë në det, dhe në një moment i ishte afruar një anije peshkimi.

Dëshmitari tregoi se mes dy palëve kishte nisur një sherr, dhe kishte mundur të dëgjonte vetë: Ik o plak!, kjo pasi sipas tij, peshkatarët amatorë nuk lejoheshin që të dilnin në det.

Më tej, dëshmitari tregoi se një prej peshkatarëve e kishte goditur dy ose tre herë me shkop dhe më pas ishin larguar. Për shkak të afësisë nga ndodhia, rreth 150 metra, dëshmitari pretendon se ka arritur që t’i identifikojë autorët.

Ndërkohë avokatët e familjes kanë ngritur një aktakuzë për shkelje të detyrës së Rojës Bregdetare.

Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det në fund të janarit, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh. Alarmi për zhdukjen e tij u dha nga bashkëshortja, e cila këmbëngul se ai është vrarë. Ndërsa bën apel që drejtësia të zbardhë gjithë ngjarjen.

Të fundit

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një...

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD,...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit,...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Lajme të tjera

Web TV