Deputetja me Covid shkon për të votuar në Kuvend: Nuk do t’i lejojmë shantazhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur ditën e sotme. Një deputete e Parlamentit edhe pse e infektuar me Covid-19, ka vendosur që të shkojë në seancë dhe të votojë për ligjet e rëndësishme.

Deputetja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska Stojqevska, e partisë në pushtet LSDM, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se edhe pse është e infektuar me koronavirus, do të shkoj në seancën e 32-të dhe 36-të të Kuvendit

Stojqevska thotë se është furnizuar me pajisje mbrojtëse, e mbuluar kokë e këmbë me maskë.

“Jam me Covid po ndjehem mirë. Po arrij në Kuvend, me pajisje të plota mbrojtëse për COVID-19, për të marrë pjesë në seancën e sotme në të cilën ne do të miratojmë ligjet që ofrojnë ndihmë financiare për mijëra qytetarë dhe kompani. Nuk do të lejojmë shantazhe! Detyra ime si deputete është e përhershme dhe fisnike. Të shëndoshë dhe të sëmurë, unë kam detyrimin të bëj gjithçka që qytetarët të marrin ndihmën që Qeveria u ka dhënë. VMRO-DPMNE-ja dhe opozita mund të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që ata kishin për qëllim, kundër njerëzve – por kot, ne do ta përfundojmë punën sot”, ka shkruar mes tjerash Stojqevska.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sipas Alsat, ka parashikuar sot në ora 14:00 vazhdimin e seancës së 32-të, dhe pas përfundimit të saj, pritet të vazhdojë seanca e 36-të, e cila përfshin ligjet nga paketën e pestë e masave ekonomike.

Nga grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së thonë se ata nuk do të marrin pjesë në seancën e 32-të, por do të jenë të pranishëm dhe do të votojnë vetëm për ligjet nga paketa e pestë e masave. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, paralajmëruan se do të ndihmojnë rreth arritjes së kuorumit.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV