Përkeqësohet shëndeti i Navalny, mjekët: Po vdes, është çështje ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny rrezikon arrestin kardiak në “çdo minutë” pasi shëndeti i tij është përkeqësuar me shpejtësi. Ky ka qenë paralajmërimi i mjekëve të Shtunën, duke kërkuar qasje të menjëhershme në të burgosurin më të famshëm të Rusisë.

Më 31 mars, kundërshtari i Vladimir Putinit hyri në grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur mjekësor për dhimbjen e shpinës dhe mpirjen në këmbë dhe duar.

Të Shtunën, Presidenti i SHBA, Joe Biden reagoi sërish për rritje ndërkombëtare të protestës për trajtimin e aktivistit, duke e përshkruar situatën e tij si “krejtësisht të padrejtë”.

Navalny, u burgos në shkurt dhe po vuan dy vjet e gjysmë dënim, me akuza të vjetra në qytetin Pokrov rreth 100 km (60 milje) në lindje të Moskës.

Mjekja personale e Navalny Anastasia Vasilyeva dhe tre mjekë të tjerë, përfshirë kardiologun Yaroslav Ashikhmin, u kanë kërkuar zyrtarëve të burgut t’u japin atyre leje për hyrje të menjëhershme.

“Pacienti ynë mund të vdesë çdo minutë”, tha Ashikhmin në Facebook të Shtunën, duke treguar nivelet e larta të kaliumit të politikanit opozitar dhe duke thënë që Navalny duhet të zhvendoset në kujdesin intensiv.

“Aritmia fatale mund të zhvillohet çdo minutë.”

Navalny mezi mbijetoi një helmimi me agjentin nervor novichok në gusht, të cilin ai kishte fajësuar Kremlinit. Mjekët e tij thonë se greva e tij e urisë mund të ketë përkeqësuar gjendjen e tij.

Pasja e niveleve të kaliumit në gjak më të larta se 6.0 mmol (millimole) për litër zakonisht kërkon trajtim të menjëhershëm. Të Navalny ishin në 7.1, thanë mjekët. “Kjo do të thotë si funksion i dëmtuar i veshkave dhe se probleme serioze të ritmit të zemrës mund të ndodhin çdo minutë”, tha një deklaratë në llogarinë e Vasilyeva në Twitter.

Lexo edhe :  Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Mjekët thanë se ai duhej të ekzaminohej menjëherë “duke marrë parasysh testet e gjakut dhe helmimin e tij të fundit”.

Të fundit

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit italian. Gjatë karrierës së tij, ai...

Lajme të tjera

Web TV