Rama: Të votosh Lulin si të gjuash në ajër, vota për Kryemadhin si të gjuash në këmbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në njësinë 5 në Tiranë tha se vota e çuar te Basha është të gjuash në ajër, vota e çuar te Kryemadhi është të gjuash në këmbë kurse vota për PS është vota për të ecur drejt së ardhmes.

“Vota është një armë vlera e të cilës është te ai që e mban. Mund të kesh një armë të gjuash në ajër mund gjuash në shenjë. Vota e çuar te luli është të gjuash në ajër, te Monika është të gjuash në këmbë. Vota e çuar te 12 është vota që çan rrugën e të ardhmes është arma që hap rrugën e të ardhmes dhe po iu them të gjithëve duhet karakter të gjuash te 12.

Kush do të provojë karakterin të gjuajë te 12. Kush gjuan te 6 dhe 9 thjesht ka pranuar dobësinë e karakterit. Ka pranuar se pret që gjërat ti vijnë, pret që maja të zbresë. Mos guxoni të kënaqeni, kjo është të gjuash te 12. Të gjuash te 9 është hall i madh. Të gjuash në ajër por nuk është e thënë se do iki por mund të të bjerë rikoshet e të të kapë ndonjë qafë e të ta ulë kokën poshtë. Se thoni ne e bëmë tonën na sillni ato lekë se leku i madh ka dalë rrugëve. Leku do shkojë brenda atyre makinave të karvanit se ato makinat patronazhistët i ndjekin. I ndjekin dhe këtu Iliri ka të drjetë. Ilir patronazistët e dinë kush është autokolona e Lulit me xhama të zi. Ata e dinë se të kujt janë ata makina të shtrenjta që xhirojnë goma. Aty brenda është karvani i Shqipërisë së vjetër”, tha Rama.

Të fundit

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Lajme të tjera

Web TV